Fushëveprimi i Ministrisë së Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë (në vijim Ministria), bazuar në Shtojcën 18 të Rregullores Nr.02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka këto kompetenca:

1. harton politika dhe strategji për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të Republikës së Kosovës;

2. mbështet zhvillimin e ekonomisë së tregut, liberalizimin e tregut në shërbimet publike dhe futjen e kapitalit privat në atë publik;

3. ndihmon Qeverinë në ushtrimin e të drejtave të Aksionarit të Republikës së Kosovës në Ndërmarrjet Publike Qendrore;

4. kryeson Komisionin Ministror për Ndërmarrje Publike dhe përgatit debatin në Qeveri lidhur me çështjet që kanë të bëjnë më Ndërmarrjet Publike;

5. punon raportin vjetor mbi performancën e NP, të cilin Qeveria do t`ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës;

6. shpall një grup të modeleve të rregulloreve dhe një model të kodit të etikës dhe qeverisjes së korporatave për shfrytëzim nga NP;

7. përgatit propozim-procedura për mbikëqyrjen e NP Qendrore dhe bën monitorimin e punës së Bordit të Drejtorëve të NP Qendrore;

8. përgatit dhe monitoron zbatimin e legjislacionit për sektorin e energjisë dhe minierave, sektorin postar, sektorin e telekomunikacionit, sektorin e teknologjisë informative, si dhe sektorin e mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike;

9. përgatit dhe implementon dokumentet e strategjive për sektorin e energjisë dhe Minierave, si dhe dokumentet e balancave të energjisë, sipas legjislacionit në fuqi;

10. përgatit politika të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, si dhe planet e veprimit për këto dy fusha, në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së;

Scope of the Ministry of Economiy

Pursuant to Annex 18 of Regulation No. 02/2011 on the Areas of Administrative Responsibility of the Office of Prime Minister and Ministries, the Ministry of Economic Development (henceforth the Ministry) shall exercise the following competencies:

1.1 To draft policies and strategies on the overall economic development of the Republic of Kosovo;

1.2 To support the development of market economy, market liberalization in public services and the introduction of private capital in public endeavors;

1.3 To support the Government in exercising its shareholder duties in Publicly Owned Enterprises on behalf of Republic of Kosovo;

1.4 To chair the Ministerial Committee on Publicly Owned Enterprises and prepare Governmental debates on issues pertaining to Publicly Owned Enterprises;

1.5 To prepare the annual report on POE performance, which will be further presented to the Assembly of Republic of Kosovo by the Government;

1.6 To issue a group of models and regulations and a model code of ethics and corporate governance, to be used by POEs;

1.7 To prepare draft procedures for the oversight of central POEs and monitor the work of central POE Boards of Directors;

1.8 To prepare and monitor the implementation of legislation in the sectors of energy and mining, postal services, telecommunications, information technology and oversight of publicly owned enterprises;

1.9 To prepare and implement strategic documents for the energy and mining sectors, as well as on the energy balance, in accordance with the applicable legislation;

1.10 To prepare policies on Energy Efficiency and Renewable Energy Sources, as well as relevant action plans for these fields, in compliance with respective EU Directives;

Delokrug Ministarstva Ekonomije

Ministarstvo ekonomije (u daljem tekstu Ministarstvo), na osnovu Aneksa 18 Pravilnika br. 02/2011 o oblastima administrativnih odgovornosti Kancelarije premijera i ministarstava, ima sledeće nadležnosti:

1.1 sastavlja politike i strategije za ukupan ekonomski razvoj Republike Kosovo;

1.2 podržava razvoj tržišne privrede, liberalizaciju tržišta u javnim službama i obuhvatanje privatnog kapitala u javni kapital;

1.3 pomaže Vladi u ostvarivanju prava Akcionara Republike Kosova u Javnim preduzećima;

1.4 predsedava Ministarskim Komitetom za Javna preduzeća i priprema raspravu u Vladi u vezi sa pitanjima koja se odnose na Javna preduzeća;

1.5 izrađuje godišnji izveštaj o izvodljivosti JP, kojeg će Vlada predstaviti Skupštini Republike Kosovo;

1.6 proglašava jednu grupu modela pravilnika i model kodeksa o ponašanju i upravljanje korporacija za korišćenje od strane JP;

1.7 priprema predlog procedure za nadgledanje centralnih JP i vrši nadzor rada Odbora Direktora Centralnih JP;

1.8 priprema i prati sprovođenje zakonodavstva za sektor energije i rudarstva, poštanski sektor, sektor telekomunikacija, sektor informativne tehnologije, kao i sektor nadgledanja javnih preduzeća;

1.9 priprema i sprovodi dokumente strategija za sektor energije i rudarstva, kao i dokumente o stanju energije na osnovu zakona na snazi;

1.10 priprema politike Energetske efikasnosti i Obnovljivih izvora energije, kao i akcionog plana za ove dve oblasti u skladu sa odgovarajućim smernicama EU;